Integrimi Evropian

Presidentja e Komisionit EU, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për një “përgjigje të përbashkët evropiane” për të forcuar kufijtë e UE, pas krizës së emigrantëve në Ceuta dhe tensioneve diplomatike që ka shkaktuar ajo.

Ky episod tregon qartë se duhet të shkojmë më tej për të forcuar kufijtë tanë në pikat më kritike”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, të dItës së sotme, sipas egjensive europiane.

Presidentja e Komisionit Evropian thekson, se “mbrojtja e të gjithë kufijve tanë të jashtëm është një përgjegjësi e përbashkët evropiane”.

Fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve që depërtuan me forcë në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, ka rezultuar në tensione shumë të larta midis 27 shteteve anëtare të BE-së të cilat priten te mblidhen me Ministrat e Brëndshëm të EU.

Të përballur me imazhet e dhjetëra mijëra njerëzve që hynin ilegalisht në rajon nga Maroku, disa shtete anëtare, të udhëhequra nga Italia dhe Danimarka, nxituan të bënin thirrje për pezullimin e Spanjës nga zona Shengen, duke krijuar një klimë tensioni me Qeverinë Spanjolle.

Duke denoncuar qëndrimin “egoist” të shumë vendeve, Madriti bëri thirrje për një takim të ministrave të brendshëm të BE-së për ta traajtuaar problemin për ditën e nesërme në nje videoconference

Kjo do të lejojë që të “nxirren mësime” nga episodi i Ceutës dhe të shqyrtohet një “përgjigje e përbashkët evropiane” ndaj sfidave të lidhura me migracionin e parregullt, tha Ursula von der Leyen, duke thënë se ka konsiderata të ndryshme.

“Në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht në lidhje me Ceutën dhe Melillën [enklava tjetër spanjolle në Afrikën e Veriut], ne mund të forcojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve dhe të përmirësojmë mbështetjen tonë teknike dhe financiare për Marokun”, shkroi Ursula von der Leyen në letër.

Në muajt e fundit, Brukseli ka shtrënguar rregullat e migracionit, veçanërisht duke u lejuar shteteve anëtare të dërgojnë azilkërkuesit në qendrat e pritjes jashtë kufijve të BE-së, të ashtuquajturat “qendra kthimi”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *