Uncategorized

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Ervis Gjoshi komandohet drejtor i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka prezantuar këtë të hënë drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Ervis Gjoshi.

Gjoshi merr drejtimin e institucionit pas dorëheqjes së Arben Carës. Ai ka një karrierë 18-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë, si dhe atë të shefit të Komisariatit në Dibër.

Gjatë prezantimit, ministri Lamallari vlerësoi eksperiencën e Gjoshi dhe theksoi rëndësinë e forcimit të strukturave të MZSH-së.

“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme”, u shpreh Lamallari.

Sipas ministrit, ndër prioritetet e drejtimit të ri do të jetë rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH-në, si dhe hartimi i një programi kombëtar për parandalimin e zjarreve.

Lamallari theksoi gjithashtu se qytetarët duhet të kenë një shërbim profesional, të organizuar dhe të gatshëm për t’u përballur me emergjencat në çdo kohë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *