Uncategorized

Durrës/ Përplasi për vdekje me taksi 66-vjeçarin, momenti i frikshëm kur makina e 26-vjeçarit hyn mes këmbësorëve në trotuar. 

Në momentin që makina hipën në trotuar, aty ndodheshin 5 persona, mes të cilave edhe një vajzë e mitur. Katër prej tyre ja dolën që t’i shpëtonin përplasjes, ndërsa 66-vjeçari jo.

Nga pamjet duket se automjeti, drejtues i të cilit ishte 26-vjeçari, niset papritur nga vendi ku qëndronte i parkuar dhe drejtohet me shpejtësi drejt të 66-vjeçarit, të cilin e përplasi në murin që gjendej aty pranë.

Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. 

26-vjeçari ka pretenduar para ‘bluve’ se taksia i është ndezur në mënyrë të pavullnetshme dhe ka marrë gaz automatikisht dhe i ka dalë nga kontrollit.

Ndërkohë Policia po vijon hetimet për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *