AktualitetPolitika e Ballkanit

KLAN KOSOVA: Kadrijaj për Kurtin: E kemi ditur se është mashtrues.

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës, Time Kadrijaj, ka bërë kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Kadrijaj në një prononcim për Ekonomia Online tha se e kanë ditur që Kurti është mashtrues, abuzues dhe shkelës i Kushtetutës, prandaj siç thotë ajo partia e saj nuk ia ka dhënë kënaqësinë atij që të ulën në tavolinë e lërë më të qeverisin bashkë.

“Kurti asnjëherë s’ka pasur program. Secilën fushatë zgjedhore ka dalë pa program zgjedhor, s’ka pasur fare. Dhe ne jemi parti me integritet. Dhe çka është më e mira, ne s’ia kemi dhënë kënaqësinë zotit Kurti me u ul në tavolinë me ne hiç. Se e kemi ditë që është mashtrues, e për shkak që është mashtrues e abuzues e shkelës i Kushtetutës, ne s’ia kemi dhënë atë kënaqësi që me u ul me diskutuar me zotin Albin Kurti”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ajo u pyet për deklaratën e Kurtit se partitë politike kanë mundësi të votojnë kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, Kadrijaj ka thënë se Aleanca nuk e ka këtë qëndrim.

Deputetja e Aleancës ka theksuar se gjashtë kushtet nuk lidhen me kërkesa për poste apo pozita ministrore, por me atë që e konsideron interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Jo. Ne për atë kemi lehtësur i kemi parashtruar kushtet që janë për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nuk kemi kerkuar dhe s’kemi abuzuar duke kerkuar te bisedonim për presidentin e Kosoves e me folë që me kërkuar diçka digastere ministrore. Jo, ne nuk do të qeverisim me Albin Kurtin”, ka thënë deputetja.

Sipas saj, gjashtë kushtet janë vendosur vetëm me qëllim që të ndihmohet shteti dhe të tejkalohet situata aktuale e krizes politike.

“E vetmja arsye me i ndihmuar shtetin kanë qenë këto gjashtë kushte, që ish dashur në kushte normale, me një kryeministër normal, ka dashur vetë me i kryer të gjitha ato obligime edhe të gjitha ato kërkesa”, është shprehur Kadrijaj.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *