A PO PËRGATITET PËRSËRI BALLKANI PËR NJË KRIZË? DHE PSE NË QENDËR ËSHTË GJITHMONË KOSOVA?
Një ministre serbe bën deklarata provokuese.
Vuçiq flet për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.
Zelensky, në deklarimet e tij në Beograd, nuk ndryshon qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, Serbia zgjeron praninë diplomatike në rajon, edhe me konsullatë në Shkodër.
Të marra veçmas, mund të duken si zhvillime të zakonshme. Por bashkë ngrenë një pyetje:
ÇFARË PO NDODH ME KOSOVËN DHE PSE PIKËRISHT TANI?
Konfliktet nuk fillojnë gjithmonë me armë. Fillojnë me fjalë, provokime, presion politik, propagandë dhe luftë hibride.
Kosova nuk është vetëm çështje e Kosovës. Është çështje e sigurisë së Shqipërisë, stabilitetit të Ballkanit dhe sigurisë europiane.
Po fuqitë e tjera? Çfarë interesi dhe roli kanë SHBA, BE, Rusia, Turqia apo Izraeli në ekuilibrat e rinj të rajonit?
KUSH PO LUAN ME ZJARRIN NË BALLKAN? 🔥
Ballkani nuk ka nevojë për liderë që ushqejnë konfliktin, por për një klasë të re politike që ndërton paqe, zhvillim dhe një partneritet të fortë me SHBA-në dhe Bashkimin Europian.

