Lajmi Fundit: Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, babë e bir humbin jetën – dyshohet edhe për një të plagosur
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur zonën e Dukagjinit. Dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Mgull, në zonën e Kirit.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir. Ndërkohë, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe Aleks Preka, banor i zonës.
Ngjarja ka ndodhur në një terren të thellë malor, ku mungesa e sinjalit telefonik dhe vështirësia e aksesit kanë vështirësuar komunikimin dhe ndërhyrjen e shërbimeve.
Forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e tyre për të përcaktuar rrethanat e sakta të krimit.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes dhe nëse bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm mes palëve. Grupi hetimor pritet të nisë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave.
Balkan Focus do të sjellë informacionet e fundit sapo të konfirmohen nga autoritetet.

