Kontrolli parave Kesh?
Shqipëria po hyn në një epokë të re financiare: më pak cash, më shumë gjurmë elektronike.
💳 Transfertat jashtë vendit lënë gjurmë përmes sistemeve bankare dhe mund të analizohen për të zbuluar evazionin, pastrimin e parave dhe lëvizjet financiare të dyshimta.
Por pyetja si ekspert sigurie është
Nëse teknologjia mund të zbulojë paratë e pista, kush garanton që të dhënat e parave të pastra nuk keqpërdoren?
⚠️ Një sistem kombëtar me të dhëna financiare është një objektiv shumë i vlefshëm për:
• hakerat
• abuzimin nga brenda institucioneve
• përdorimin e paligjshëm të të dhënave
• gabimet e algoritmeve dhe “flamujt e kuq” të rremë.
🤖 AI mund të sinjalizojë një transaksion. Nuk mund të shpallë një qytetar fajtor.
SEPA dhe ekonomia cashless mund të sjellin më shumë transparencë dhe më pak informalitet. Por një shtet modern duhet të garantojë njëkohësisht edhe privatësinë, sigurinë kibernetike dhe të drejtën për t’u mbrojtur nga gabimet e sistemit.
🇦🇱 Më shumë transparencë për paratë kriminale – më shumë mbrojtje për qytetarin e ndershëm.
👉 Pyetja është: kush kontrollon kontrolluesin?
Fatjon Softa | Ekspert Sigurie
#BalkanFocus #FatjonSofta #EkspertSigurie #SiguriKibernetike #SEPA #CashlessAlbania #Fintech #Ekonomi #Privatësia #Albania

