Politika e Ballkanit

Nga”Bota Sot” Kosove :35 serbë nën aktakuzë për Prekazin – Lushaj kërkon të zbardhet edhe zinxhiri komandues.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë, të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile.Sipas aktakuzës, të dyshuarit lidhen me ngjarjet e marsit të vitit 1998 në lagjen Jasharaj, në fshatin Prekaz i Poshtëm të komunës së Skenderajt, ku gjatë luftës në Kosovë dyshohet se janë kryer veprime të rënda kundër popullsisë civile

Procedura është zhvilluar në mungesë ndaj të pandehurve, të cilët dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në strukturat serbe gjatë periudhës së përmendur.

Drejtori i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”, Adem Lushaj e ka vlerësuar si të rëndësishme juridikisht dhe historikisht aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë për dyshime për krime lufte në lagjen Jasharaj të Prekazit të Poshtëm.



Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *