Aktualitet

RAMA NË POGRADEC: PO PËRGATIT OFENSIVËN E VJESHTËS?

7 orë mbledhje me drejtuesit politikë të PS-së, “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.

Unë do ta lexoja ndryshe nga një takim rutinë pas pushimeve.

Përballë një proteste që ka zgjatur afro 3 muaj, Rama duket se kërkon të ndryshojë terrenin e betejës: nga reagimi politik te kontrolli i çdo halli të qytetarit.

“Pasqyrë Albania” është ideja më interesante. Nëse funksionon realisht, çdo kërkesë e qytetarit do të ketë një gjurmë: kush e mori, kush është përgjegjës, cili është afati dhe pse nuk është zgjidhur.

Kjo mund të jetë reformë administrative.

Por mund të jetë edhe një instrument i fortë politik.

Sepse protesta thotë: “Qeveria nuk dëgjon.”

Rama kërkon të përgjigjet: “Unë do ta di çdo hall dhe do ta ndjek deri në fund.”

Kjo është beteja e vërtetë e vjeshtës: kush do ta kontrollojë komunikimin me qytetarin dhe, mbi të gjitha, kush do të kontrollojë pakënaqësinë qytetare.

Nga këndvështrimi i sigurisë, parandalimi i një konflikti social fillon shumë përpara se qytetari të dalë në shesh.

Nëse halli zgjidhet, protesta humbet terren.

Nëse halli vetëm regjistrohet, por nuk zgjidhet, atëherë “Pasqyra” mund të bëhet pasqyra e vetë dështimit institucional.

Pogradeci ishte mbledhja. Shtatori do të tregojë nëse ishte strategji.

Fatjon Softa | Ekspert Sigurie

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *