Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Irani duhet të "ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit", ndërsa afati i memorandumit të mirëkuptimit midis dy vendeve skadoi të hënën. Ai deklaroi për nje media se administrata e tij po zhvillon bisedime me Gardën Revolucionare – një pretendim që mohohet nga vetë Garda (IRGC). Duke folur në Teheran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se shkeljet "flagrante" nga ana e SHBA-së e bënë afatin e memorandumit "plotësisht të parëndësishëm", duke shtuar se forcat iraniane janë të gatshme të kundërpërgjigjen nëse sulmohen. Memorandumi i mirëkuptimit midis Iranit dhe SHBA-së, i nënshkruar në qershor, skadoi në një kohë kur bisedimet për t'i dhënë fund luftës kanë ngecur.