APS SECURITY SH.P.K. – SIGURI ME EKSPERIENCË, TEKNOLOGJI DHE VIZION
APS Security Sh.P.K. është një kompani shqiptare e SHPSF-së me një histori të gjatë në fushën e sigurisë private dhe një eksperiencë të ndërtuar mbi profesionalizëm, përgjegjësi dhe standarde të larta shërbimi.
Kompania drejtohet nga N/Kolonel Fatjon Softa, ekspert i njohur i sigurisë, me eksperiencë shumëvjeçare në mbrojtjen dhe sigurinë e objekteve me rëndësi të veçantë, përfshirë Ambasadën e Bashkimit Evropian, përfaqësi diplomatike dhe institucione të tjera, si dhe kompani ndërkombëtare si Brown & Root, në kuadër të kontraktimeve të lidhura me NATO-n.
Eksperienca e APS Security shtrihet edhe në transportin dhe sigurinë e vlerave monetare, ruajtjen e objekteve strategjike dhe menaxhimin profesional të riskut.
Sot, APS Security po e çon sigurinë në një nivel të ri:
🔹 Asistencë dhe këshillim profesional
🔹 Analizë dhe menaxhim të riskut
🔹 Sisteme të avancuara monitorimi dhe survejimi me Inteligjencë Artificiale (AI)
🔹 Sisteme CCTV dhe alarmi
🔹 Teknologji moderne për kontrollin dhe mbrojtjen e objekteve
🔹 Zgjidhje me dronë dhe teknologji të avancuara të sigurisë, në bashkëpunim me kompani të specializuara italiane të teknologjisë.
Në një realitet ku siguria nuk mund të mbështetet vetëm te prania fizike, por kërkon informacion, teknologji, parandalim dhe analizë, APS Security synon të ofrojë një model të integruar: Njeri + Teknologji + Inteligjencë + Parandalim.
N/Kolonel Fatjon Softa është njëkohësisht analist dhe ekspert sigurie në media prej shumë vitesh, si dhe drejtues dhe autor i emisionit “Alo Policia – Siguria në Fokus”, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
APS Security – Siguria fillon me parandalimin.
Eksperienca na udhëheq. Teknologjia na fuqizon. Profesionalizmi na dallon.


